Politika është pjesë e jetës sonë së përditshme, duam apo nuk duam neve. Të gjitha grupmoshat ndikohen nga vendimet politike ama jo te gjitha grupmoshat janë mjaftueshëm të informuar mbi politikën, të rinjtë duhet të përfshihen më shumë në fushën e politikës!
Idetë, vullneti dhe energjia e të rinjve janë të pazvëndësueshëm. Kontributi i tyre në shoqëri është aq i vogël dhe ka aq shumë potencial!
Çdo i ri mund ta ndryshoje komunitetin, qytetin apo vendin ku jeton, por ndryshimi fillon nga gjithë secili nga ne. Të rinjtë kanë gjithmonë një mënyrë ndryshe, një pikëpamje tjetër dhe më e rëndësishmja shikojnë gabimet që bëjnë me të mëdhenjtë, prandaj rinia do gjejë rrugën më të mirë për të zgjidhur problemet në shoqëri. Ndryshimi qe do të sjellë angazhimi i rinisë në politikë do të jetë i madh dhe afatgjatë, por në mënyrë që të rinjtë të përfaqësojnë në mënyrë sa më efikase kërkesat e tyre dhe të japin kontributin e tyre, duhet t’i jepen mundesitë dhe kushtet e nevojshme. Mungesa e eksperiencës dhe aftësive të kërkuara për të marr pjesë në politikë, ka ndaluar shumë të rinj nga shprehja mendimit të tyre, prandaj duhet të krijohen me shumë mundësi, më shumë trajnime për rininë, me shumë platforma ku të rinjtë mund te edukohen mbi pikëpamjet e tyre politike, te folurën ne publik, komunikimin me te tjerët dhe aftësi te tjera te domosdoshme ne politike por edhe ne fusha te tjera.
Të rinjve i është ofruar kaq pak, kur ata kane aq shumë për të dhënë. Sa më shumë t’i jepen mundësi, aq më shumë do të munden ata shprehin mendimet e tyre, të vënë në realizim idetë e tyre dhe të bëjnë një ndryshim te vërtetë në komunitetin e tyre.

Lini një Përgjigje