Në konkursin e logos për webin e Youth Channel morën pjesë 36 punime nga të rinj të talentuar nga e gjithë Shqipëria. Krijuesit e rinj, morën pjesë në konkursin për dizajnin e logos së hapësirës më të re online për të rinjtë YOUTH CHANNEL.
Nga 1340 vota në total, logo më e pëlqyer është krijimi i Xhulias, i cili ka marrë plot 301 pëlqime duke u shpallur fituese e konkursit për logon e Youth Channel.
Suksese të mëtejshme të gjithë konkurentëve dhe ju ftojmë të jeni pjesë e platformës në vazhdimësi me idetë dhe krijimet tuaja.
Xhulia Kendezi është fituesja e çmimit të parë të konkursit për logon e Youth Channel.
Logoja e krijuar nga Xhulia ishte e preferuara e publikut dhe do të jetë logoja zyrtare e platformës së Youth Channel.
Falenderojmë Xhulian dhe i urojmë suksese!


Lini një Përgjigje