Konkurs për logon e Youth Channel

Youth Channel do të jetë një platformë inovative e komunikimit të të rinjve në Shqipëri, qëllimi i së cilës është të prodhojë media që lidhen me aktualitetin, që në qendër të procesit të punës kanë komunitetin, mendimin kritik dhe çështjet e rinisë.

Në kuadër të këtij projekti, u zhvillua edhe një konkurs për të zgjedhur logon identifikues të kësaj platforme. Ky konkurs po bëhet me qëllim nxitjen e krijimtarisë tek të rinjtë e talentuar në fushën e design.

Konkursi u zhvillua në rrjetin social facebook të Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane. Logot janë postuar në faqen e ISSH në facebook https://www.facebook.com/institutiSSH
në datë 15 nëntor ora 12:00 dhe do qëndrojnë të hapura për votim deri në datë 22 nëntor ora 12:00. Logot janë postuar të gjitha në të njëjtën kohë. Fituesi shpallet sapo përfundon votimi. Të gjithë konkurrentët do të njoftohen me anë të emailit që aplikimi i tyre është kryer me sukses.


Postuar

në

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *