Juliana Zguro
Radio është një mjet thelbësor informimi dhe komunikimi që pavarësisht kohës së kaluar, mbetet një nga mënyrat më të dashura për tëmarrë informacion ose për të dëgjuar muzikë. Gjatë viteve të fundit, radio ka pasur një rol në rritje si një mjet komunikimi jo vetëm i besueshëm, por edhe më kosto-efektiv. Prandaj bizneset po e shohin gjithmonë e më tepër si një alternativë tërheqëse për reklamim. Ndërkohësmartphone-t, në kulimin e zhvillimit tëteknologjisë dhe inovacionit, vijojnë të kenëradio në aplikacionet e tyre, duke mos e lenëradion t’i përkasë së kaluarës.
Sinjalet e para të radios u dëgjuan në dhjetor të1906 nga Brant Rock, Massachusetts (vetëm në jug të Bostonit), kur eksperimentuesi kanadez Reginald Fessenden prodhoi rreth një orë bisedë dhe muzikë për vëzhguesit teknik dhe dashamirësit e muzikës, por popullariteti i radios u rrit me shpejtësi në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve 1930.
Statistikat tregojnë se pas viteve ’30, rreth 60% e familjeve në mbarë botën kishin radio dhe dëgjonin përmes saj informacione dhe muzikë. Ndërkohe mijëra makina nisën të adoptonin nëbrendësi të tyre radion për ta patur si shoqëruese gjatë transportimit të njerëzve dhe në udhëtimet e gjata.
Në vendin tonë, thirrja e dëgjuar në sinjalin e parë të radios ishte: “Ju flet Tirana!”, në 28 nëntor të vitit 1938. Në këtë datë radio hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e saj në Shqipëri. Ka mjaft arsye pse radio ofron avantazhe kundrejt mjeteve të tjera të komunikimit. Së pari, audienca e arritur është masive dhe nuk të duhet të shpenzosh buxhete të konsiderueshme për të përçuar mesazhin tek një numër i lartë dëgjuesish. Kështu reklamimi në radio është një alternativë e mirë, por edhe e lirë.
Së dyti, mesazhi jepet në mënyrë qartë dhe tëpërmbledhur. Në vetëm pak sekonda, radio arrin të tërheq vëmendjen e dëgjuesit. Kjo kohë është e mjaftueshme për te përcjellë qartë thelbin e mesazhit që duhet të marrë dëgjuesi.
Së treti, radio është një metodë efikase informimi. Radio mundëson të informohemi mbi të rejat më të fundit 24/7, ashtu si televizori, duke përfshirë një spektër të gjerë lajmesh nga vendi dhe bota.
Rëndësia e radios në përditshmërinë e njerëzve është në rritje të vazhdueshme, ndaj radio konsiderohet një shoqëruese e mirë, njëinformuese e qartë dhe me një ritëm që të mban zgjuar.
Pavarësisht sfidave që ndeshin mjetet e kësaj natyre gjatë rritjes dhe aksesit të teknologjisë, radio vijon të ruaj audiencën e saj dhe të ketë dëgjues besnik.

Lini një Përgjigje