Të ndryshëm por të barabartë

Mond Bardhi

Çdo qenie njerëzore është e barabartë, pavarësisht nga kultura, gjuha apo raca. Diversiteti dhe pranimi i tjetrit duhet të jetë një udhëheq në çdo drejtim  dhe nismën tonë. Meritojmë të njëjtat të drejta dhe pranim për sa kohë që të gjithë ndjekim ligjet dhe respektojmë normat e përcaktuara për të mbrojtur të gjithë individët.

 Por gjatë historisë grupe të caktuara njerëzish janë përballur me diskriminim, ndarje dhe padrejtësi për shkak se janë të një race, ngjyre lëkure dhe/ose kulture specifike që disa prej nesh e konsiderojnë si pjesë të një kategorie më të ulët të qenieve njerëzore, si dhe fakti  të mbajtjes së besimeve dhe idealeve të ndryshme së bashku me preferencat kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si gjinia dhe zgjedhja e stilit të jetesës.  

Të rinjtë kanë përgjegjësinë e tyre, si promotorë tëzhvillimit të shoqërisë, të jenë të hapur ndaj diversitetit, ndaj pranimit të tjetrit pavarësisht nëse i përket besimit mysliman apo atij krishterë, pavarësisht nëse vjen nga pakicat etnike, i komunitetit rom apo atij egjiptian.


Postuar

në

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *